Gazetari kroat: Vuçiq i përfshirë në Safari Sarajevo

Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiq, ka ndarë detaje interesante në një intervistë për Balkan Talks në Euronews Albania, lidhur me shkrimin e tij të fundit që vë në qendër presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Margetiq pretendon se Vuçiq ka qenë i përfshirë në një njësi paraushtarake serbe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Në hetimin e tij, Margetiq përmend dëshmi dhe dokumente që sugjerojnë përfshirjen e Vuçiqit në njësi që operonte në afërsi të Sarajevës, nën drejtimin e Mirko Blagojeviq.

Kjo njësi kishte leje të veçanta nga autoritetet serbe të asaj kohe. Margetiq thekson se Vuçiq shoqëronte individë të njohur si “klientë” dhe dispononte një mjet identifikimi të shërbimeve sekrete serbe.

Informacionet e tij mbështeten nga dëshmi të ish-pjesëtarëve të forcave paraushtarake dhe ushtarëve të asaj periudhe. Deklaratat e tij kanë nxitur debate në rajon, duke rikthyer fokusin te rrethimi i Sarajevës dhe roli i zyrtarëve aktualë në ngjarjet e luftës.

Margetiq thekson se raporti i tij nuk synon të akuzojë popullin serb, por individët e përfshirë në aktivitete të paligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *