Gazetari Domagoj Margetiç ka ndarë detaje të reja në një intervistë ekskluzive për Balkan Talks në Euronews Albania, lidhur me përfshirjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në një grup snajperistësh gjatë konfliktit në Bosnje e Hercegovinë.
Hetimi i tij përfshin dëshmi që sugjerojnë lidhjen e Vuçiçit me këtë grup. Sipas Margetiç, në afërsi të Sarajevës, njësi paraushtarake vepronin me mbështetjen e institucioneve serbe, ku Vuçiç ishte i përfshirë në shoqërimin e individëve të njohur si ‘klientë’.
Ai mbante një kartelë të shërbimeve sekrete serbe, duke mundësuar kalimin e tyre të sigurt. Një figurë kyçe në këtë njësi ishte Mirko Blagojević, i cili konfirmoi rolin e Vuçiçit.
Gazetari ka marrë dëshmi nga ish-pjesëmarrës të njësive paraushtarake dhe personave që konfirmuan praninë e Vuçiçit. Ai theksoi se materiali i tij nuk përfshin përmendjen e Serbisë apo qytetarëve serbë, por fokusohet në individët e përfshirë në veprimet e njësisë paraushtarake drejtuar nga Sllavko Aleksic.

Leave a Reply