Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për zbulimin e trupit të pajetë të Jurgen Karaj, i cili kishte humbur jetën në lumin Mat në Shqipëri muajin e kaluar.
Në një postim në Facebook, Dervishi ka vënë në dukje mungesën e mjeteve të kërkimit në Shqipëri, duke ironizuar faktin se vendi ka dy satelitë në hapësirë, por asnjë qen ose dron për kërkime nën ujë. Ai theksoi se ndërsa Kosova nuk ka satelitë, ajo disponon një ushtri funksionale që ndihmon në raste emergjencash.
“Kur ndodh një tërmet ose një mbytje, FSK duhet të vijë nga Kosova për të na ndihmuar, ndërkohë që ne kemi satelitë që shohin gjithçka nga hapësira, por jo ngjarjet në tokë,” shkroi Dervishi, duke nënvizuar kështu disbalancën në infrastrukturën e kërkimit dhe shpëtimit në Shqipëri.

Leave a Reply