Gazetari i pavarur Vudi Xhymshiti ka reaguar ndaj një postimi të analistit Lirim Mehmetaj, i cili ka ngritur debat pas komenteve për të kaluarën e familjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Mehmetaj pretendon se babai i Presidentes kishte lidhje me Mbrojtjen Popullore të Jugosllavisë, një formacion politik dhe ushtarak i krijuar në vitin 1945. Ky pretendim u shoqërua me fyerje dhe kritika nga Mehmetaj.
Në përgjigjen e tij, Xhymshiti thekson se nëse Mehmetaj kërkon llogari publike për biografinë e babait të Presidentes, atëherë të njëjtat standarde morale duhet të zbatohen për të gjithë. Ai thekson se çështjet e trashëgimisë familjare nuk duhet të trajtohen në mënyrë selektive.
Xhymshiti gjithashtu ka ngritur pyetje për të kaluarën pasluftës së familjes Mehmetaj, duke përmendur largimin e gruas së vëllait të ndjerë të Mehmetajt bashkë me djalin e saj. Sipas tij, pyetjet janë legjitime për shkak të debatit publik të hapur nga vetë Mehmetaj.
Ai përfundon duke thënë se drejtësia morale nis aty ku përfundon hipokrizia.

Leave a Reply