Gërvalla: Serbia pasqyron strategjinë rajonale të Rusisë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shvarc, ka shprehur shqetësimet e saj në rrjetin social X lidhur me politikat e Serbisë, duke aluduar se këto janë në linjë me ato të Rusisë.

Ajo ka theksuar se historia na tregon se për të kuptuar qëllimet e Rusisë në Ballkan, është e rëndësishme të ndiqen veprimet e Beogradit. Gërvalla ka vënë në dukje deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka shpallur “të vdekur” rendin ndërkombëtar dhe ka njoftuar plane për dyfishimin e fuqisë ushtarake të vendit.

Ministrja ka komentuar se ky mesazh i shërben si Rusisë ashtu edhe Serbisë. Ajo ka deklaruar se askush nuk po e kërcënon Serbinë, por rreziku i vërtetë qëndron te udhëheqja e saj aktuale.

Në vend që të përqendrohet në reforma për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia duket se dëshiron të ndërtojë një “perandori rajonale”, një mentalitet që Gërvalla e ka quajtur “rus në miniaturë”. Ajo paralajmëron se Serbia mund të sjellë destabilitet në Evropë, përfundoi Gërvalla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *