Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria.
Ajo falënderoi presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet e saj në rritjen e pranisë ndërkombëtare të Kosovës dhe shprehu mirënjohje për Sirinë, presidentin sirian al-Sharaa dhe aleatët në Arabinë Saudite për mbështetjen në këtë arritje diplomatike. Në një deklaratë, Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës po forcohet dhe po fiton respekt në arenën ndërkombëtare.
Ajo shprehu dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike dhe për të zhvilluar bashkëpunim konkret me Sirinë në fusha të interesit të përbashkët. “Urime Kosovë,” ishte urimi i saj për këtë sukses.

Leave a Reply