Gërvalla: Zgjedhjet e 28 dhjetorit reflektojnë vullnetin qytetar

Donika Gërvalla, kryetarja e Partisë GUXO, ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit ishte i parashikueshëm, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës kanë kërkuar qartësi pas një viti të ngarkuar politikisht.

Gërvalla, gjatë një interviste në emisionin “Politiko”, theksoi se vitit 2025 i mungoi stabiliteti dhe ka përmbajtur ngjarje që e tejkaluan imagjinatën e saj, megjithëse, sipas saj, ato janë përballuar me sukses. Ajo beson se zgjedhjet e fundit përbëjnë një mesazh të qytetarëve për të përshpejtuar proceset politike dhe për të shmangur bllokadat.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se populli dëshiron që viti 2026 të jetë më stabil dhe me institucione funksionale. Gërvalla po ashtu shprehu bindjen se rezultati zgjedhor është një thirrje për përgjegjësi më të madhe politike, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të proceseve pa pengesa, pasi, sipas saj, nuk ka kohë për të humbur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *