Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë këtë të martë, ku 47-vjeçari Gilmando Dani, mik i njohur i Emiljano Shullazit, u vra me armë zjarri sapo mbërriti nga Barcelona.
Në të njëjtën ngjarje, 40-vjeçari Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri) u plagos rëndë. Dy personat kishin udhëtuar drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën e tyre të parkuar në aeroport.
Pas kthimit në Tiranë, ata u sulmuan nga autorët që i pritën në një makinë tjetër dhe i qëlluan me breshëri, duke lënë Shaljanin të plagosur dhe Danin të vdekur. Incidenti ndodhi pak pas orës 14:15 në një zonë me trafik të rënduar.
Autorët dyshohen se janë larguar drejt Fushë-Krujës dhe makina e tyre, një Toyota, u gjet e djegur në fshatin Halil. Muçi Shaljani është dërguar në spital në gjendje kritike, pasi dyshohet se ka marrë një plumb në kokë.
Automjeti i tyre kishte targat AB 099UO.

Leave a Reply