Gjakova: Mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të situatës

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se reshjet e shiut dhe shkrirja e borës kanë krijuar një situatë të vështirë në disa zona të komunës.

Rrugët pranë lumenjve janë veçanërisht të rrezikuara, pasi prurjet e mëdha të ujit po vështirësojnë qarkullimin. Në veçanti, rruga “Bujar Roka” dhe ura e Shkugëzes janë mbyllur përkohësisht për shkak të rrezikut që paraqet lumi Erenik.

Komuna kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëm, sidomos kur lëvizin pranë lumenjve dhe vendeve me ujë të shumtë. Qytetarët janë këshilluar të monitorojnë situatën në zonat e tyre dhe të raportojnë çdo problem tek autoritetet përkatëse, si emergjencat dhe policia.

Përmirësimi i situatës mbetet prioritet dhe qytetarët janë lutur të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *