Gjendja e tre fëmijëve pas shpëtimit nga zjarri në Prizren

Tre fëmijë, të shpëtuar nga një zjarr që përfshiu një shtëpi në Prizren, janë duke u trajtuar në spital dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, fëmijët kanë moshat 4, 6 dhe 10 vjeç dhe janë transportuar në spital për shkak të asfiksisë nga tymi. Fatkeqësisht, zjarri rezultoi fatal për një fëmijë rreth 1 vjeç, i cili u dërgua pa shenja jete në emergjencë.

Mjekët e emergjencës konfirmuan vdekjen e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:25, kur autoambulanca e Urgjencës së qytetit i transportoi fëmijët në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.

Dr. Daut Mustafa”.

Të tre fëmijët e mbijetuar po marrin trajtim të mëtejshëm në repartin e pediatrisë dhe janë në gjendje stabile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *