Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohet në reanimacion që prej 8 tetorit.
Prej kohësh, Nano ka vuajtur nga probleme me mushkëritë, të cilat janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit. Dy vite më parë, Nano u përball me një sëmundje të rëndë të frymëmarrjes, që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale për sëmundjen Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).
Në atë kohë, Kryeministri Edi Rama e nderoi atë me medaljen e mirënjohjes publike. Fatos Nano, themeluesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, shërbeu si kryeministër deri në vitin 2005, kur vendosi të largohej nga politika aktive.
Ai mbetet një figurë e rëndësishme në historinë politike të vendit.

Leave a Reply