Gjenerali Clark dëshmon në Hagë, Haradinaj: UÇK beson tek ti

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, po vazhdon sot dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Clark për këtë dëshmi, duke theksuar se ish-luftëtarët e UÇK-së shohin tek ai një shpresë për drejtësi. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se në periudha të vështira për ekzistencën, populli i Kosovës kishte besimin tek Clark.

Ai shtoi se edhe sot, kur çlirimtarët mbahen në Hagë, shpresa për drejtësi mbetet tek ai. Gjenerali Clark ka qëndruar i qëndrueshëm në qëndrimet e tij të mëparshme, duke e përshkruar dhunën e vitit 1999 në Kosovë si një konflikt personal mes fqinjëve, për të cilin, sipas tij, udhëheqësit e UÇK-së nuk mbajnë përgjegjësi.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk ka prova që UÇK-ja ka kryer spastrim etnik ndaj serbëve, duke theksuar se ka indikacione që dëshmojnë të kundërtën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *