Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka dëshmuar në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gjatë dëshmisë, ai përmendi incidentin tragjik të vrasjes së familjes Jashari. Clark kujtoi vizitën e tij në Maqedoni në ditët e para të marsit, kur në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë ishte vendosur një Task-Forcë amerikane.
Ai u kontaktua nga ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, i cili e inkurajoi të bisedonte me presidentin maqedonas. Clark deklaroi se presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Gligorov, i kishte shpjeguar se vrasja e familjes Jashari do të nxiste një konflikt të madh.
Sipas tij, ky akt do të provokonte reagime nga shqiptarët, të cilët nuk do ta pranonin këtë ngjarje tragjike. Presidenti maqedonas kishte parashikuar se shqiptarët do të kundërpërgjigjeshin dhe do të rezistonin ndaj situatës së krijuar.

Leave a Reply