Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mirëpriti sot me një ceremoni ushtarake në Prishtinë gjeneralin Metin Tokel, komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjatë një vizite zyrtare.
Në këtë takim, gjeneral Jashari shprehu urimet e tij për emërimin e Tokel në rolin e ri dhe e falënderoi për vizitën në Kosovë. Dy liderët diskutuan për marrëdhëniet e ngushta mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, duke nënvizuar rëndësinë e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për përmirësimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjenerali Tokel theksoi angazhimin e Turqisë për të vazhduar dhe për të forcuar këtë partneritet, duke lavdëruar përparimin e FSK-së. Në fund, dy komandantët ranë dakord për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, me fokus në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave ushtarake.

Leave a Reply