Gjenerali Wesley Clark dëshmon në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së

Gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, do të dëshmojë sot në gjykatën e Hagës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës ishte planifikuar fillimisht për të martën, por pas një kërkese për shtyrje, ajo do të fillojë më 17 nëntor. Për të siguruar një dëshmi të plotë, është rezervuar një ditë shtesë më 21 nëntor, në rast se procesi nuk përfundon më herët.

Gjykata theksoi rëndësinë e mbylljes së shpejtë dhe efektive të dëshmisë, duke inkurajuar palët të përpiqen ta përfundojnë më herët. Clark do të jetë dëshmitari i fundit para se procesi të kalojë në fazën e përmbylljeve nga palët gjyqësore.

Pas dëshmisë, më 19 nëntor, do të zhvillohet një konferencë për ecurinë e çështjes, ndërsa seanca e parashikuar për të premten është anuluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *