Gjermania kërkon 120 mijë shoferë kamioni me pagë të lartë

Në Gjermani, po përballen me një mungesë të madhe të shoferëve të kamionëve, duke arritur deri në 120 mijë vende të lira, sipas Shoqatës Gjermane të Transportit Rrugor, Logjistikës dhe Asgjësimit të Mbeturinave (BGL).

Çdo vit, rreth 30 deri në 35 mijë shoferë dalin në pension, por zëvendësimet janë vetëm 15 deri në 20 mijë, çka po rrit hendekun. Aktualisht, rreth 80% e transportit të mallrave në vend bëhet përmes rrugëve tokësore.

Dirk Englehardt, zëdhënësi i BGL, thekson se shumë kompani transporti janë të detyruara të reduktojnë flotën dhe të anulojnë kontratat për shkak të mungesës së shoferëve. Për shkak të kësaj situate dhe kostove të larta të personelit, disa ofrues logjistikë po shmangin pjesëmarrjen në tendera.

Ndërkohë, edhe pse teknologjia e drejtimit autonom po zhvillohet, pritet që shoferët e kamionëve të mbeten të domosdoshëm për transportin dhe sigurinë e ngarkesave. Paga mesatare bruto për shoferët është 3,048 euro, më e ulët se mesatarja kombëtare prej 4,346 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *