Gjermania planifikon ndryshime në orarin tradicional të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po bën thirrje për reformimin e orarit të punës, duke promovuar heqjen e ditës tetë-orëshe të punës.

Kjo nismë synon të forcojë sektorin e turizmit të Gjermanisë, duke ofruar orë pune më fleksible. Koordinatori për Industrinë Detare dhe Turizmin, Christoph Ploss, bëri të ditur se futja e një maksimumi javor të orëve të punës, në vend të kufizimit ditor, duhet të realizohet deri në vitin 2026.

Aktualisht, ligji lejon një ditë pune tetë-orëshe, me mundësi zgjatjeje deri në dhjetë orë nëse kompensohet. Sipas marrëveshjes së koalicionit CDU/CSU dhe SPD pas zgjedhjeve të vitit 2025, synohet kalimi nga një maksimum ditor në një javë pune të rregulluar.

Reforma ka ngjallur reagime nga sindikatat, të cilat planifikojnë protesta. Frank Wernecke, kreu i sindikatës Ver.di, kritikoi planet qeveritare, duke i cilësuar si një përpjekje për të tejkaluar kufijtë e ligjit të punës.

Ndërsa, ky ndryshim është përfshirë tashmë në “Strategjinë Kombëtare për Turizmin”, e miratuar nga kabineti. Ministria e Punës pritet të paraqesë një projektligj deri në verë për zbatimin e kësaj reforme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *