Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore, nën kryesimin e Ali Arifit dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve Ali Morina, Bejtullah Krasniqi, Ahmet Daku dhe Driton Sylejmani, mbajti një mbledhje emergjente për të analizuar situatën pas reshjeve të shiut më 18 nëntor 2025.
Edhe pse Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit ka qenë e angazhuar në pastrimin e lumenjve dhe eliminimin e bllokimeve, niveli i lartë i reshjeve shkaktoi daljen e lumenjve nga shtrati, duke dëmtuar ekonomitë familjare dhe bizneset. Komisioni vendosi unanimisht të dalë menjëherë në terren për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet.
Kryesuesi Ali Arifi bëri thirrje që pronarët e prekur të paraqesin kërkesat e tyre në Komunën e Gjilanit deri më 8 dhjetor 2025. Aplikuesit duhet të dorëzojnë një kërkesë zyrtare, fotografi të dëmeve, adresën e saktë të objekteve, numrin e telefonit dhe një kopje të letërnjoftimit të tyre.
Afati për aplikim është nga 24 nëntori deri më 8 dhjetor 2025.

Leave a Reply