Ndërkohë që vëmendja globale është e përqendruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Baqinovci, ka zhvilluar një vizitë në Teksas. Gjatë kësaj vizite, ai ka takuar senatorë dhe kongresistë amerikanë, duke përfshirë senatorin Ted Cruz. Pavarësisht vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, Baqinovci është shprehur optimist për raportet mes dy vendeve, duke theksuar se “miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të fuqizohen çdo ditë e më shumë”.

Leave a Reply