GjND: Izraeli duhet të lejojë ndihmat e OKB-së në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka deklaruar se Izraeli është i obliguar të lehtësojë hyrjen e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës, për të siguruar përmbushjen e nevojave themelore të banorëve palestinezë.

Gjykata e OKB-së, në një opinion këshillëdhënës, theksoi se pretendimet e Izraelit lidhur me mungesën e neutralitetit të UNRWA-së dhe lidhjet e punonjësve të saj me Hamasin nuk janë konkretizuar. UNRWA ka mohuar këto akuza.

Ambasadori izraelit në OKB kritikoi ashpër këtë opinion, duke e quajtur “të turpshëm”. Edhe pse opinioni nuk është ligjërisht i detyrueshëm, ai ka rëndësi morale dhe diplomatike.

Në dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi nga gjykata mendim mbi detyrimet e Izraelit ndaj agjencive të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare në territoret e pushtuara. Ky hap pasoi ligjet izraelite që kufizonin aktivitetet e UNRWA-së.

Izraeli ka ashpërsuar bllokadën ndaj Gazës pas konfliktit me Hamasin, duke kufizuar ndihmat për popullsinë e saj prej 2.1 milionë banorësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *