Kolegji i Gjykatës Supreme ka pranuar kërkesën e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e shpallur të paligjshëm disa nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Gjykata ka theksuar se ka ndodhur një mospërputhje midis dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore, gjë që ka krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët. Në vendimin e saj, Gjykata Supreme vë në dukje detyrimin e Kosovës, si nënshkruese e traktatit të komunitetit të energjisë që nga viti 2005, për të zbatueshëm direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian në sektorin e energjisë.
Kjo përfshin harmonizimin e legjislacionit me detyrimet e traktatit. Gjykata ka vendosur që aktet nënligjore të cilat vazhdojnë të prodhojnë efekte, nuk mund të përjashtohen nga kontrolli gjyqësor, pasi kjo do të cenonte të drejtën për mjet juridik efektiv.
Në përfundim, Gjykata interpretoi dispozitat në favor të mbrojtjes së konsumatorëve, duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar dispozitat që kanë krijuar pasiguri juridike.

Leave a Reply