Në një seancë të gjatë që zgjati mbi 10 orë, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim për ankesën e kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.
Sipas raportimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, votat u ndanë baraz 4 me 4, duke mos arritur shumicën e nevojshme 5 me 3 për të ndryshuar vendimin e GJKKO, i cili mbetet në fuqi. Në argumentet e gjyqtarëve që kundërshtuan pezullimin, u theksua se imuniteti i deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave synon mbrojtjen e funksionimit të Kuvendit dhe ekzekutivit, duke kërkuar miratimin paraprak të Kuvendit për masa që kufizojnë lirinë e tyre.
Ndërsa gjyqtarët që mbështesnin pezullimin argumentuan se Kushtetuta nuk parashikon autorizim paraprak për pezullimin nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, edhe pse kjo masë ndikon në funksionimin e ministrit dhe Këshillit të Ministrave.

Leave a Reply