Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Listës Serbe

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për kërkesën e Listës Serbe lidhur me mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë.

Sipas burimeve të RTV21, kjo çështje është aktualisht në shqyrtim nga Gjykata. Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese kanë theksuar se lënda është në fazën e shqyrtimit dhe se vendimi do të merret pas analizimit të plotë të të gjitha aspekteve kushtetuese të ngritura nga pala parashtruese.

Gjykata do të sigurojë që të gjitha pretendimet të vlerësohen në përputhje me Kushtetutën, ligjet përkatëse dhe rregullat e saj të brendshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *