Gjykata Kushtetuese: Vendimi përfundimtar pas shqyrtimit të plotë

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Vendimi për këtë çështje do të merret pas vlerësimit të plotë të pretendimeve të paraqitura. Sipas Gjykatës, kërkesa është në proces shqyrtimi dhe do të trajtohen të gjitha aspektet kushtetuese të ngritura nga Lista Serbe, në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloret përkatëse.

Lista Serbe ka argumentuar se zgjedhja e Rashiqit shkel Kushtetutën, Rregulloren e punës së Kuvendit, si dhe një vendim të mëparshëm të vetë Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, ata kanë kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar ato që i cilësojnë si veprime antikushtetuese, të cilat, sipas tyre, mund të sjellin dëme të pakthyeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *