Gjykata Supreme ka hedhur poshtë padinë e dorëzuar kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me ndalimin e mbulesës islame në shkolla, duke konfirmuar se ministria ka kompetencë për të përcaktuar rregullat e uniformës shkollore.
Sipas vendimit të gjykatës, rregullat që ndalojnë veshjen e çdo gjëje tjetër përveç uniformës shkollore janë në përputhje me ligjin dhe nuk tejkalojnë kompetencat e dhëna nga ligjvënësi. Gjykata ka theksuar se edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka trajtuar raste të ngjashme, duke mbështetur kufizimet e përcaktuara nga ligji.
Padia ishte iniciuar nga Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita”, e cila kërkoi shfuqizimin e një neni të udhëzimit administrativ që ndalon mbulesën islame. Megjithatë, Gjykata Supreme vlerësoi se ky udhëzim është në përputhje me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe atë për Arsimin Profesional në Kosovë.
Në vendimin e saj, gjykata theksoi se këto rregulla nuk shkelin Kushtetutën, pasi janë të mbështetura me ligj.

Leave a Reply