Gjykata Lartë: Vendimi për uniformat në shkolla mbetet te MASHTI

Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” ka kërkuar shfuqizimin e nenit 3, paragraf 1, nënparagraf 1.13 të Udhëzimit Administrativ nr.06/2014, duke deklaruar se ky akt kufizon të drejtat kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesën islame.

Organizata thekson se, sipas nenit 55.1 të Kushtetutës, të drejtat themelore mund të kufizohen vetëm me ligj. Sipas saj, në katër vitet e fundit janë regjistruar ankesa të shumta nga vajzat e përjashtuara nga shkollat publike për shkak të shamisë.

Gjykata Supreme e Kosovës ka analizuar legjitimitetin e këtij akti nënligjor, duke argumentuar se ai mbështetet në Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe atë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Gjykata ka vlerësuar se Ministria e Arsimit ka autorizimin ligjor për të përcaktuar rregullat e sjelljes dhe veshjes në shkolla.

Në përfundim, Gjykata Supreme ka deklaruar se ndalimi i uniformës fetare në shkolla është në përputhje me ligjin dhe nuk mund të shfuqizohet, pasi respekton hierarkinë ligjore dhe autorizimin e dhënë nga ligjvënësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *