Sot zhvillohet seanca gjyqësore për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të cilët akuzohen për veprimtari spiunazhi.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën ndaj tyre, duke argumentuar se ka dyshime të bazuara për përfshirjen e tyre në këtë vepër penale, sipas nenit 124 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshuarit u arrestuan në qershor të vitit të kaluar dhe prokurori ka kërkuar nga gjykata që të shpallen fajtorë.
Gjithashtu, është kërkuar vazhdimi i masës së paraburgimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Përveç akuzës për spiunazh, Muharrem Qerimi përballet edhe me akuzën për posedim të paautorizuar të armëve.
Seanca pritet të hedhë dritë mbi akuzat e ngritura dhe të përcaktojë fatin e të akuzuarve në këtë proces gjyqësor.

Leave a Reply