Gjykata Speciale kërkon analizë forenzike të kompjuterëve të Thaçit

Me vendim të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë, u vendos që të kryhen kontrolle mbi pajisjet elektronike të përdorura nga ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë kohës që ai qëndron në paraburgim në Hagë.

Gjyqtarja Marjorie Masselot autorizoi më 8 shtator 2025 për kryerjen e “kontrolleve shtesë forenzike” mbi kompjuterët dhe printerët e Thaçit. Dokumenti gjyqësor tregon se analizat përfshinin identifikimin e skedarëve të dokumenteve që ishin printuar dhe të atyre që ishin ruajtur në CD/DVD, si dhe zgjerimin e fushës kohore të kërkimeve të mëparshme për deklarata specifike.

Këto analiza u kryen nga një kompani forenzike e jashtme, e cila dorëzoi rezultatet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kontrolli i pajisjeve u realizua gjatë muajit shtator, duke përfshirë edhe informimin e ekipit mbrojtës të Thaçit.

Ky veprim pason masa të mëparshme, si ndalimi i vizitave nga më shumë se dhjetë persona. Prokuroria kishte kërkuar gjithashtu kufizime për vëllezërit e tij, por kjo nuk u miratua pas kritikave publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *