Gjykata Speciale merr vendim për Kadri Veselin

Gjykata e Hagës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e përkohshëm, duke vendosur që ai të mbetet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Sipas vendimit, ekziston një rrezik i vazhdueshëm që Veseli mund të ndërhyjë në procesin gjyqësor ose të kryejë vepra të reja penale, veçanërisht kundër dëshmitarëve ose personave të lidhur me çështjen. Gjykata thekson se përfundimi i hetimeve nga Prokuroria nuk ndryshon rrethanat në mënyrë të rëndësishme.

Gjithashtu, gjykata ka përcaktuar se asnjë masë alternative, si arresti shtëpiak, nuk është e mjaftueshme për të minimizuar këto rreziqe, duke e konsideruar paraburgimin si të domosdoshëm dhe proporcional.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *