Gjykata Speciale shpall vendimin për çështjen Thaçi

Gjykata ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e Hashim Thaçit, i akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.

Ky vendim është marrë më 3 shkurt 2026 nga gjyqtari Christoph Gosnell, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në vendim theksohet se ekziston një rrezik i madh që, nëse Thaçi lirohet, ai mund të ndërhyjë në procesin gjyqësor dhe të kryejë vepra të tjera penale.

Gjykimi për këtë rast është planifikuar të nisë më 27 shkurt 2026, ku të akuzuarit do të përballen me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Thaçi është mbajtur në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020 dhe aktualisht po gjykohet për krime lufte, ndërkohë që vitin e kaluar iu shtua edhe akuza për ndërhyrje në drejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *