Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për përsëritjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut.
PDK kishte apeluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të dhënë më 14 nëntor 2025, ku kërkesa e tyre për rivotim u refuzua si e pabazuar. Partia pretendonte se kishte ndodhur manipulim i votave përmes një skeme të njohur si “tren bullgar”.
Pas këtij refuzimi nga PZAP, PDK kërkoi nga Gjykata Supreme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të urdhërohej të organizonte rivotimin brenda afatit ligjor në Mitrovicë, në përputhje me rregullat zgjedhore. Megjithatë, Gjykata Supreme mbështeti vendimin e PZAP-së, duke e konsideruar atë si të drejtë dhe të bazuar në faktet dhe ligjet e aplikueshme.

Leave a Reply