Gjykata Supreme e Kosovës ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të shqyrtojë sërish ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me zgjedhjet komunale të Junikut.
AAK pretendon se procesi zgjedhor ka pasur shkelje që kanë ndikuar në rezultatet përfundimtare. Ankesa e AAK-së u pranua si e bazuar nga Supremja, e cila anuloi vendimin e mëparshëm të PZAP-së nga 15 tetori.
Gjykata kërkoi që të shqyrtohen meritat e çështjes dhe jo të hidhet poshtë si e palejuar. AAK në Junik ka ngritur pretendime për parregullsi të rënda gjatë zgjedhjeve lokale, duke përfshirë votimin e qytetarëve nga komuna të tjera dhe manipulime që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor.
Ata kanë përmendur gjithashtu pjesëmarrjen e personave me mbiemra të paidentifikuar më parë. PZAP është udhëzuar të evitojë shkeljet e identifikuara ligjore dhe të marrë një vendim të drejtë e të ligjshëm për këtë ankesë.

Leave a Reply