Gjykata Supreme mbështet veteranët në çështjen financiare

Gjykata Supreme ka shfuqizuar nenin e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025, i cili kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.

Ky vendim është përshëndetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila e ka cilësuar nenin si diskriminues. Sipas OVL UÇK, vendimi i Supremes është një fitore e drejtësisë që rikthen të drejtat e veteranëve të punësuar në sektorin privat, të cilët më parë ishin përjashtuar padrejtësisht nga përfitimet financiare.

Gjykata ka theksuar se e drejta për kompensim nuk duhet të varet nga marrëdhënia e punësimit, por nga natyra e punëdhënësit, duke përjashtuar vetëm ata që paguhen nga buxheti shtetëror. Vendimi është një konfirmim që ligji që mbron dinjitetin e luftëtarëve të lirisë nuk duhet të deformohet nga akte nënligjore.

OVL UÇK ka falënderuar Gjykatën Supreme për vendimmarrjen e drejtë dhe të guximshme, që forcon shtetin ligjor dhe mbron të drejtat e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *