Gjykata Vendos: Avdullah, Kadri dhe Rrahman Gerbeshi në Paraburgim për Një Muaj; Emin Gerbeshi Lihet i Lirë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, ka vendosur masën e paraburgimit për një muaj për tre të pandehurit Avdullah, Rrahman dhe Kadri Gerbeshi, ndërsa Emin Gerbeshi është liruar me kufizime. Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Në çështjen e Kadri Gerbeshit, i akuzuar për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Arratisje e personit të privuar nga liria”, gjykata ka caktuar paraburgim prej një muaji, nga 21 shtatori deri më 21 tetor 2025.

Për Avdullah dhe Rrahman Gerbeshin, të akuzuar për “Detyrimi në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve”, është vendosur gjithashtu masa e paraburgimit prej një muaji. Ndërsa për Emin Gerbeshin, i akuzuar për “Detyrimi”, gjykata ka refuzuar kërkesën për paraburgim, duke i vendosur masa ndaluese për t’iu afruar një personi dhe pronës së tij, nga 21 shtatori deri më 21 tetor 2025.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *