Gjykata vendos pro PSG-së në çështjen e Mbappe prej 55 mln eurosh

Paris Saint-Germain ka arritur një tjetër fitore në përballjen ligjore me Kylian Mbappe, pasi gjykata hodhi poshtë apelimin e bërë nga avokatët e lojtarit për sekuestrimin e llogarive bankare të klubit.

Gjykata e Apelit vendosi kundër apelimit, duke detyruar palën e Mbappe të mbulojë shpenzimet gjyqësore si dhe një shumë prej 3 mijë eurosh për PSG-në. Çështja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket padisë prej 55 milionë eurosh të ngritur nga përfaqësuesit e Mbappe ndaj PSG-së.

Sipas lojtarit, ai nuk ka hequr dorë kurrë nga kontrata e tij për t’u larguar nga klubi si lojtar i lirë. Ndërkohë, PSG pretendon se shuma është mbajtur bazuar në fjalën e Mbappe, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje formale me shkrim.

Avokati i PSG-së, Renaud Semerdjian, deklaroi se gjykatat kanë qenë të qarta në vlerësimin e mungesës së bazës ligjore në pretendimet e Mbappe. Klubi parisien ka arritur të rrëzojë vendimet për ngrirjen e fondeve në llogaritë e tij, duke dalë fitues në këtë betejë ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *