Gjykimi i dytë ndaj Thaçit në Hagë nis më 27 shkurt

Gjykata Speciale ka shtyrë nisjen e gjykimit në rastin kundër Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve për më 27 shkurt 2026.

Fillimisht, procesi ishte planifikuar të fillonte më 24 shkurt. Vendimi për shtyrjen u mor nga Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit.

Ky është gjyqi i dytë që zhvillohet në Hagë për Thaçin dhe bashkë të akuzuarit e tij, ku përfshihen Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Në seancën e planifikuar për 27 shkurt, pritet të dëshmojnë tre dëshmitarë, për të cilët prokuroria ka zbuluar tashmë natyrën dhe përmbajtjen e dëshmive të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *