Gjykimi i dytë për Thaçin planifikohet të nisë më shpejt

Gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e administrimit të drejtësisë, mund të nisë më herët nga sa parashikonte mbrojtja e tij.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Rina Mujku, gjyqi është planifikuar të fillojë më 15 dhjetor, duke e paraprirë me rreth tre muaj datën e propozuar nga mbrojtja. Ekipi i mbrojtjes së Thaçit kishte kërkuar që ky proces të fillonte më 2 mars 2026, pas përfundimit të gjyqit kryesor që lidhet me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo ndarje e proceseve gjyqësore është një çështje e rëndësishme për mbrojtjen, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen e ish-presidentit në të dyja rastet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *