Gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së hyn në fazën përfundimtare

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të zgjasin paraburgimin e ish-presidentit Hashim Thaçi edhe për dy muaj, pasi ekziston shqetësimi se ai mund të ndërhyjë në procesin gjyqësor.

Thaçi, së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e konsideron këtë masë si të panevojshme dhe të ashpër, duke theksuar se vonesat e gjata në paraburgim janë të pakuptimta, veçanërisht nëse përfundimisht do të kemi një aktgjykim lirues.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është në fazën e përfundimit. Seancat për fjalët përfundimtare të palëve nisin të hënën, ku mbrojtja, sipas avokatit Lluka Mishetiq, është e përgatitur.

Fjalët përmbyllëse të prokurorisë dhe mbrojtjes do të zhvillohen më 9, 10 dhe 11 shkurt, ndërsa dëshmitë e mbrojtjes do të vazhdojnë deri më 16 shkurt. Në fund të procesit, më 18 shkurt, katër të akuzuarit do të japin deklaratat e tyre.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas kësaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *