Seancat gjyqësore për ish-krerët e UÇK-së do të mbahen më 30 tetor, duke filluar në orën 09:00.
Po ashtu, seanca të ngjashme janë planifikuar për 1 dhe 2 nëntor. Pas këtyre datave, seancat do të ndërpriten deri në gjysmën e dytë të nëntorit.
Dhomat e Specializuara kishin njoftuar më 22 tetor për ndryshime në orarin e seancave, duke anuluar ato të planifikuara për 27-30 tetor, pasi Mbrojtja kishte deklaruar se nuk kishte dëshmitarë të gatshëm. Për të kompensuar këtë, një javë shtesë seancash është shtuar nga 17 deri më 20 nëntor.
Dy ditë më parë, trupi gjykues rishikoi afatet për mocionet dhe udhëzoi mbrojtjen e Thaçit që të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sigurimin e dëshmitarëve gjatë datave të planifikuara për seanca nga 3 nëntori. Mbrojtja duhet të raportojë për këto përpjekje deri më 29 tetor.

Leave a Reply