Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që përfshin figurat e njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po afrohet drejt përfundimit.
Seancat për fjalët përfundimtare të palëve pritet të nisin më 9 shkurt dhe do të zgjasin deri më 18 shkurt. Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Specializuar, gjykatësit dhe mbrojtja do të paraqesin argumentet e tyre.
Secili nga të akuzuarit do të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e vet personal, me 20 minuta në dispozicion për të paraqitur mbrojtjen e tyre. Pas këtyre seancave, gjykata do të ketë një afat prej 90 ditësh për të dhënë vendimin e shkallës së parë.
Gjykimi ka filluar më 3 prill 2023 dhe gjatë tij kanë dëshmuar qindra dëshmitarë të prokurorisë, si dhe shtatë dëshmitarë të mbrojtjes, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe diplomatë të rëndësishëm të përfshirë në ngjarjet e luftës në Kosovë.

Leave a Reply