Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet sot një seancë për rastin e Muhamet Alidemajt, i cili akuzohet për përfshirje në krime lufte.
Pritet që palët e përfshira të prezantojnë fjalët e tyre përfundimtare gjatë kësaj seance. Në vitin 2024, Alidemaj u dënua fillimisht me 15 vjet burgim.
Megjithatë, Gjykata e Apelit vendosi që rasti të rigjykohet, duke theksuar se vendimi i mëparshëm nuk kishte vlerësuar plotësisht faktet vendimtare. Sipas aktakuzës, më 28 maj 1999, i pandehuri, së bashku me anëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës në Komunën e Skenderajt.
Kjo ngjarje është një nga episodet e rënduara të kohës së luftës në Kosovë.

Leave a Reply