Të enjten në mbrëmje do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Europa League, ku do të përcaktohen skuadrat që do të kalojnë në fazën e eliminimeve direkte.
Një nga këto ndeshje është ajo mes Sturm Graz dhe Brann, e cila do të luhet në “Stadion Graz Liebenau” në orën 21:00. UEFA ka caktuar arbitrin shqiptar Juxhin Xhaja si kryesor për këtë përballje.
Ai do të ndihmohet nga asistentët Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Për sistemin VAR do të kujdeset zviceriani Lukas Fähndrich, me Kreshnik Barjamajn në rolin e AVAR.
Ky emërim është një tjetër njohje e rëndësishme e UEFA-s për arbitrimin shqiptar, duke theksuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe profesionalizmit të arbitërve nga Shqipëria në ngjarjet ndërkombëtare.

Leave a Reply