Grenell: Thaçi duhet të kërkojë drejtësi në gjykata amerikane

Richard Grenell, i dërguari special për Misione të Veçanta i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka shprehur kritika të forta ndaj sistemit evropian të drejtësisë, duke e quajtur atë “brutal” dhe të kontrolluar nga “elitat”.

Në një postim në platformën X, Grenell shprehu shqetësimin e tij për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qëndruar në paraburgim në Hagë për pesë vjet pa një vendim përfundimtar gjyqësor. Grenell theksoi se heshtja e politikanëve evropianë është një ndër arsyet pse Evropa po dështon dhe kritikoi zgjatjen e procesit gjyqësor.

Ai deklaroi se ky sistem nuk përfaqëson drejtësi të vërtetë dhe sugjeroi që këshillat ligjore nga Evropa duhet të shmangen. Ai shprehu shpresën që Thaçi të ndërmarrë veprime ligjore kundër Hagës në një gjykatë amerikane pas lirimit të tij, duke theksuar përfshirjen e fondeve të taksapaguesve amerikanë në këtë çështje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *