Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Rasti u raportua rreth orës 13:30 në rrugën “Adem Voca”. Një qytetare njoftoi policinë pasi gjeti të shtrirë pa shenja jete Sabrija Papiq.
Policia dhe ekipet mjekësore arritën shpejt në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e gruas. Për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit.
Rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshimtë”, dhe hetimet janë duke vazhduar për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje tronditëse.

Leave a Reply