Gruaja 44-vjeçare humb jetën duke kaluar lumin në Zall Bastar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Selitë-Mal, Zall Bastar, ku një grua 44-vjeçare ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e lumit gjatë përpjekjes për ta kaluar atë.

Trupi i saj u gjet dhe u nxor nga ujërat e lumit nga autoritetet përkatëse. Në vendin e ngjarjes, hetuesit së bashku me policinë po punojnë për të zbardhur detajet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të kuptuar se si ndodhi incidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *