Gruaja 53-vjeçare humb jetën pas aksidentit në Koshtovë

Një aksident tragjik ndodhi sot në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku një grua 53-vjeçare humbi jetën.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok. Në përplasjen e dy automjeteve, drejtuesja e njërës prej tyre pësoi lëndime të rënda dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut për trajtim.

Fatkeqësisht, autoritetet spitalore njoftuan se rreth orës 16:20, ajo ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme, sipas urdhrit të prokurorit.

Këto detaje janë bërë të ditura nga zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *