Gruaja humb jetën në aksident trafiku në Drenas

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ku një grua humbi jetën.

Ngjarja u shkaktua nga një makinë që doli jashtë rruge dhe përfundoi në një kanal, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, sipas raportit policor. Në automjet ndodheshin gjithsej pesë persona, përfshirë drejtuesin, tre pasagjere femra dhe një pasagjer mashkull.

Të gjithë pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK. Fatkeqësisht, njëra prej pasagjereve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Sipas vendimit të prokurorit, trupi i të ndjerës është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksionin e nevojshëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *