Guardiola reflekton mbi largimin e ish-lojtarit të Man Cityt

Pep Guardiola ka komentuar me një përzierje emocionesh largimin e Julian Alvarez nga Manchester City drejt Atletico Madrid.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Evertonit, Guardiola pranoi se do të kishte dashur ta mbante ende në skuadër, por kupton arsyet e largimit të tij. Argjentinasi, i cili iu bashkua Atleticos në vitin 2024, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në La Liga, duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë nën drejtimin e Diego Simeones.

Ai kërkonte më shumë minuta loje si sulmues kryesor, gjë që nuk e kishte arritur te City për shkak të konkurrencës me Erling Haaland. Gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar në Manchester, Alvarez ishte pjesë e sukseseve të mëdha, përfshirë tripletën e vitit 2023, edhe pse shpesh në hije.

Guardiola e vlerëson lart impaktin e tij te Atletico, duke thënë se Julian është i jashtëzakonshëm dhe luan për një nga klubet më të mira europiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *