Gucati ka përshkruar gjendjen e vështirë brenda qelive të paraburgimit, duke theksuar se Salih Mustafa po përballet me probleme shëndetësore për shkak të diabetit të tipit 2.
Ai vuri në dukje se stresi dhe merzia po e përkeqësojnë situatën e tij shëndetësore dhe i bëri thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë urgjentisht, përpara se të jetë shumë vonë. Sipas Gucatit, është jashtëzakonisht sfiduese për të burgosurit të përballen me mendimin se familjarët e tyre mund të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai theksoi se është një përjetim i rëndë të kalosh kohën i izoluar, ku nga ora 21:00 deri në mëngjes je vetëm me mendimet e tua dhe përballesh me dhimbje të thella. Ai gjithashtu përmendi se raste të ngjashme janë përjetuar nga të burgosur të tjerë në Hagë, përfshirë Nasim Haradinajn, Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin.
Gucati kujtoi dhimbjen e përbashkët që ata kanë ndjerë duke humbur të dashurit e tyre gjatë kohës së burgimit.

Leave a Reply