Një familje e përbërë nga burrë, grua dhe dy fëmijë ka pësuar aksident rrugës për në Rugovë, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.
Zyrtari i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Express se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Ndërkohë, ekipet policore kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

Leave a Reply